Zbulohet data e fillimit të vitit të ri shkollor 14 Shtator 2020

Më datë:

Pas mbylljes së këtij viti shkollor online për sistemin parauniversitar, veç maturantëve, Ministria e Arsimit ka nxjerrë urdhrin për nisjen e vitit shkollor 2020-2021.

Mësohet se shkollat do të hapin dyert më 14 shtator, ndërsa ende nuk është përcaktuar mënyra se si do të përshtatet rregullorja e institucioneve arsimore të ndikuar nga situata e Covid-19.

Cikli 9-vjeçar, mësimet do t’i përfundojë më 8 qershor të 2021-it dhe nxënësit e klasave të nënta do t’u nënshtrohen provimeve të lirimit nga 9 qershori deri në 30 qershor.

Në vendimin e ministrisë përcaktohet se gjimnazet fillojnë mësimet njësoj si cikli i arsimit bazë por i mbyllin më vonë, në 15 qershor.

Ndërsa matura do t’i zhvillojë provimet në periudhën nga 2 qershori deri në 30 qershor të 2021-it.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative

Seanca që po zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën...

Gonzato: Përmirësimi i shërbimeve dhe infrastrukturës për qytetarët, thelbi i programit “EU4Municipalities II”

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i...

Rama: Digjitalizimi në bashki mbetet sfidë, adresim i koordinuar me BE-në

https://www.youtube.com/live/jP3QNjb-D5k?si=9QDNbjUyborFcL78 Kryeministri Edi Rama theksoi sot se digjitalizimi në nivelin...

Aktori Robert Ndrenika në sallë, moment i veçantë me kryebashkiakun Veliaj

Në Gjykatën Administrative u zhvillua këtë të premte seanca...