10.5 C
Tirana

Zbulohen dokumentet e Thesarit për kryebashkiakun “fluturues”, Veliaj 10 ditë në muaj jashtë shtetit, shpenzoi 273 milionë lekë për bileta avion për një vit

Më datë:

20 milionë lekë të vjetra në muaj i kanë kushtuar mesatarisht Bashkisë së Tiranës, fluturimet e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe stafit të tij jashtë vendit. Vetëm gjatë vitit 2019, bashkia e Veliajt ka harxhuar mbi 270 milionë lekë të vjetra për udhëtimet jashtë shtetit.

‘News24’ siguroi të dhënat e Drejtorisë se Përgjithshme të Thesarit, për pagesat e kryera nga Bashkia e Tiranës për bileta udhëtimi jashtë shtetit dhe për dieta. Ne rastet kur specifikohet se bileta është paguar për kryebashkiakun Veliaj, vlera shkon deri në 2 milionë leke të vjetra.

Erion Veliaj që servir thuajse çdo ditë pamje nëpër televizione sikur punon në Tiranë, të paktën 10 ditë në muaj ndodhet jashtë vendit. Referuar të dhënave te sistemit Tims, rezulton se Veliaj renditet në listën e zyrtarëve të lartë, që më shumë ka qenë në udhëtime jashtë sesa në zyrën e tij të punës në qendër të Tiranës. Të dhënat flasin, edhe për disa fluturime të kryebashkiakut me charter, të cilat kushtojnë jo pak për buxhetin e bashkisë. Në listën e pagesave bien në sy edhe fatura të tilla deri në 14 milionë lekë të vjetra që janë përshkruar vetëm si likujdim për bileta udhëtimi për transport ajror ndërkombëtar.

Krahasuar me shpenzimet e Bashkisë së Tiranës për rininë, gratë apo për qytetarët me sëmundje apo paaftësi, vlera e udhëtimeve të kryebashkiakut fluturues kap shifra disa herë me të larta. Saktësisht janë 273 milionë lekë të vjetra në vit para të hedhura në ajër, nga taksat e qytetarëve të Tiranës./Balkanweb

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...