“Jam gati t’i përvishem punës”, ambasadorja e SHBA jep mesazhin e parë pas ardhjes në Tiranë

“Jam gati t’i përvishem punës”. Kështu shprehet në mesazhin e parë drejtuar shqiptarëve ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim.

?? │ “Ndihem e nderuar dhe shumë e kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam gati t’i përvishem punës”, u shpreh Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim në ditën e saj të parë në Ambasadë, teksa mesazhi i saj është publikuar në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në “Facebook”.

foto galeri
foto galeri

Ambasadorja Kim mbërriti dje në Tiranë, ndërsa zyrtarisht detyrën e merr më 30 janar. Kujtojmë se gjatë marrjes në pyetje nga Senati Amerikan, e nominuara e Presidentit Donald Trump tha se do të mbështesë çuarjen përpara të reformave në Shqipëri.

“Do të inkurajojmë Shqipërinë në reformat e saj. Do të mbështesim ngritjen e SPAK dhe të BKH-së. Do të mbështes forcimin e ligjit. Do të punoj për luftimin e krimit të organizuar”, tha kandidatja për ambasadore e SHBA Yuri Kim.

Në biografinë e saj në faqen e ambasadës amerikane thuhet se “ambasadorja Kim, një diplomate karriere, ka punuar mbi sfida kyçe të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në mbarë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme. Ka qenë drejtoreshë e Çështjeve të Europës Jugore dhe ka mbuluar Turqinë, Greqinë, Qipron dhe më gjerë rajonin e Mesdheut Lindor; si drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve Europiane të Sigurisë dhe ato Politiko-Ushtarake, ka mbuluar NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE)”.

Më parë ka qenë Shefe e Kabinetit e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Administrimit të Diplomacisë. Më herët në karrierën e saj, ka qenë Ndihmëse e Posaçme e Sekretarit të Shtetit Colin Powell, si dhe Ndihmëse e Posaçme e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. Mandatet e saj jashtë SHBA përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim ka një diplomë bachelor nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një Master në Filozofi nga Universiteti i Kembrixhit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi