18.5 C
Tirana

Zbardhet shkresa drejtuar Kuvendit, Altin Dumani kërkon arrestimin e Ballukut tre ditë para se t’i mbarojë mandati në krye të SPAK

Më datë:

Zbardhet shkresa e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të deputetes për Belinda Ballukun.

SPAK i kërkon Kuvendit që t’i japin autorizim për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit Belinda Balluku.

Kjo kërkesa mban firmën e kreut të SPAK Altin Dumani, i cili e mbyll mandatin më 19 dhjetor 2025, ndërsa shkresa është bërë pasi Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë Ballukun, të Premten.

“Nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal nga ajo e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.

Penale, në atë të arrest në burg/në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr.136 të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thuhet më tej në shkresën e botuar me urgjencë.

“Gjithashtu, në respektim të nenit 288, pika 2, të Kodit të Procedurës Penale, bashkëlidhur gjeni relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me provat përkatëse, si dhe urdhrin për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të akteve, datë 16.12.2025. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin”, mbyllet shkresa zyrtare e SPAK.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Meloni në parlamentin italian: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do të funksionojë

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni deklaroi në parlamentin italian...

Çfarë bën opozita nëse Kuvendi rrëzon SPAK për Ballukun? Berisha tregon planin

“Kam sjellë provat, dokumentin, ku faktohet se jo vetëm...

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, ish-kryetari i bashkisë së Himarës ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë

Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka ankimuar...

Hetimet për 21 Janarin, SPAK thërret në 18 dhjetor Ilir Metën

Ish-presidenti Ilir Meta është thërritur nga Prokuroria e Posaçme...