11.5 C
Tirana

Zbardhet dosja/ “Hajde të sqarohemi”, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Patos pas sherrit për motrën

Më datë:

“Hajde të sqarohemi pak…”, kjo frazë e më pas goditjet me leva kanë paraprirë vrasjen e dyfishtë pranë Poliklinikës së Patosit, më 19 dhjetor.

Gardiani i burgut të Fierit, Martin Skëndaj, ka qëlluar me 13 plumba mbi fqinjin, Manol Rapajn, dhe kushëririn e tij, Elis Kapajn, duke i lënë të vdekur. Të dy viktimat janë ndjekur me vrap rreth Poliklinikës së Patosit, ku janë qëlluar me një pistoletë tip “Glock”, që Skëndaj e kishte tërhequr në datën 9 prill 2019, nga depoja e armatimit të burgut të Fierit.

Sipas relacionit të Policisë, që i është bashkëngjitur dosjes së Prokurorisë së Fierit, Manol Rapaj dhe Elis Kapaj fillimisht i kanë bërë pritë gardianit të burgut të Fierit, i cili sapo ka dalë nga poliklinika është përballur me goditjet me levë nga ana e Elis Kapajt dhe Manol Rrapajt.

I ndodhur përballë këtij sulmi me sende të forta, gardiani ka nxjerrë armën e shërbimit dhe më pas ka filluar t’i qëllojë dy të rinjtë. Të parin ka vrarë Elis Kapajn, të cilin pasi e ka rrëzuar, e ka qëlluar më pas me një plumb në kokë. Më pas, ka ndjekur dhe ka vrarë të dashurin e motrës, Manol Rapajn. Pasi ka kryer dy vrasjet, Martin Skëndaj ka qëndruar në vendngjarje, duke hedhur armën e krimit në tokë dhe i ka kërkuar një mjeku të poliklinikës të njoftonte Policinë, duke pritur në vendngjarje.

RELACIONI 

Nga hetimet e para të kryera në lidhje me vrasjen e dyfishtë, rezultoi se shkak i këtij sherri është bërë një femër. Pikërisht motra e Martin Skëndajt ka qenë e martuar në fshatin Panahor të Mallakastrës dhe gjatë kohës që ka qenë e martuar, ka pasur lidhje me viktimën, Manol Rapajn, ky i fundit banor i fshatit Kuqar të Patosit dhe fqinj me Martin Skëndajn. Për shkak të kësaj lidhjeje, motra e Martin Skëndajt është divorcuar nga bashkëshorti i saj dhe ka shkuar për të jetuar në një qendër sociale, në Vlorë. Rreth datës 17 dhjetor 2019, në fshatin Kuqar të Patosit, Aleksandër Skëndaj, i cili është babai i Martin Skëndajt, ka qenë duke ecur në këmbë para banesës së vet dhe aty ka kaluar me automjet, Manol Rrapaj, i cili e ka provokuar Aleksandrin, duke i rënë borisë së automjetit.

Për këtë provokim, ka lindur debati në rrugë midis këtyre dy personave dhe gjatë debatit nga banesa ka dalë Martin Skëndaj, i cili ka ndërhyrë në këtë konflikt. E gjithë kjo dy ditë pasi ka ndodhur edhe vrasja e dyfishtë pranë Poliklinikës së Patosit.

Në këtë formë sqarohet konflikti që shkaktoi vrasjen, në relacionin e publikuar dje nga “Shqiptarja.com”. Në kohën që ka qenë në poliklinikë, ka parë që në dhomën e mjekes ishte Manol Rrapaj, me të cilin Martin Skëndaj dhe familja e tij ishin konfliktuar ditë më parë. Manoli është larguar nga poliklinika, ndërsa Martini ka hyrë përsëri te dhoma e mjekes, ku përsëri i është rekomanduar të shkonte në Poliklinikën e Fierit.

Në kohën që Martin Skëndaj po dilte nga dera kryesore e poliklinikës, është përballur me Manol Rapajn, babanë e Manolit, Vladimir Rapajn, dhe një kushëri të tyre që quhet Elis Kapaj. Ky i fundit mbante në dorë një send të fortë, levë dhe ka filluar të debatojë me Martinin duke i thënë që “…hajde të sqarohemi pak bashkë…” dhe pasi i është afruar, e ka qëlluar me një levë në dorë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Makina merr para turmën në Mynih

28 persona kanë mbetur të plagosur pasi një makinë...

Gjykatësi ‘i hap rrugën’ planit të Trump për reduktimin e punonjësve federalë

Një gjykatës federal i hapi udhë të mërkurën planeve...

Flamur Nokën nuk e mbajnë nervat, “turret” drejt Ballës! Ndërpritet seanca

Gjatë seancës parlamentare këtë të enjte janë shënuar tensione...

Rama: Morëm letër nga BE për çeljen e negociatave për grupkapitullin 3

Shumë shpejt, çelja e grupkapitullit të 3 të negociatave...