17.5 C
Tirana

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Më datë:

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale.

Partia Demokratike ka kërkuar ndryshime në vendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale. Duke iu referuar traditës parlamentare dhe rëndësisë që kanë këto dy reforma, demokratët kërkojnë barazi mes pozitës dhe opozitës.

Përkatësisht, për reformën zgjedhore kërkohet që komisioni të përbëhet nga 16 anëtarë, ku: 8 i përkasin Partisë Socialiste, 6 Partisë Demokratike, dhe nga 1 përfaqësues nga grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” dhe grupin parlamentar të Partisë së Lirisë.

I njëjti parim kërkohet të zbatohet edhe për Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale.
Gjithashtu, kërkohet që pjesë me ekspertizë të jenë institucionet ndërkombëtare, përfshirë këtu Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

Po ashtu, për çështje të veçanta për të cilat palët nuk arrijnë konsensus, propozohet që ato t’i drejtohen Komisionit të Venecias dhe Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Vrasja në Tepelenë e biznesmenit italian, vetëdorëzohet autori i dyshuar i krimit, dorëzon armën

Dorëzohet Kamber Sulçaj, 48-vjeçari nga fshati Mesaplik i Vlorës...