Ylli që i mbijetoi shpërthimit të vitit 1181

Më datë:

Analizohet një shpërthim misterioz i ndodhur në univers në vititn 1181. Një supernova e titulluar SN1181 ndriçoi qiellin për rreth 6 muaj, e më pas u zhduk. Çka mbeti nga ai shpërthim është një yll I rikthyer në jetë, me formë të pazakonshme, dhe me detaje të pavrojtuara deri më sot nga shkenca.

Ylli që i mbijetoi shpërthimit të vitit 1181

Në bazë të konkluzioneve të grupit kërkimor nga Qendra e Astrofizikës amerikane Harvard& Smithsonian, është rindërtuar edhe imazhi i këtij ylli, ose çka la pas shpërthimi i vitit 1181.

Sipas autorëve, në publikimin e tyre në The Astrophisical Journal Letters, fillimisht ishte një yll I vogël dhe shumë kompakt dhe në raste të tilla, pas shpërthimit shkatërrohet plotësisht, por në këtë rast ka mbetur pas një pjese e yllit fillestar, fenomen që konsiderohet atipik, por edhe një asimetri e pazakontë.

Një event kozmik unik pra që shekuj më parë edhe u vrojtua gjatë nga paraardhësit tani, por që ngre pikepyetje të reja, e mbi të cilat shkencëtarët janë fokusuar tashmë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ministri i Financave, Petrit Malaj, u shpreh se nga...

Erdogan bën apel për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, bëri thirrje të mërkurën...

Strategjia 2026-27 për arsimin, prezantim nga Kumbaro: Fokus në ndërkombëtarizim

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro: Do të hapim Liceun Francez...