Po restaurohet anija që u fundos në Suedi 400 vite më parë

Më datë:

Me një ritëm mjaft të shpejtë po punohet për të restauruar anijen “Vasa” e cila i përket shekullit të 17-të. E fundosur në Stokholm në udhëtimin e saj të parë në vitin 1628, ajo u nxor nga ujërat në vitin 1961 për t’u ekspozuar më pas.

“Kjo anije është krejtësisht unike. Nuk gjen një të tillë askund. Një anije e nxjerrë nga thellësia e detit me një histori që nga shekulli i 17-të . Pra, është një thesar për njerëzimin.”

Me një gjatësi 61 m dhe me dy kuverta, “Vasa” ishte krenaria e perandorisë suedeze.

Që kur zhytësit e marinës sollën atë çfarë kishte mbetur në sipërfaqe vitin 1961, ajo është kthyer në një atraksion turistik në kryeqytetin suedez duke ngjallur kureshtjen e vizitorëve nga e gjithë bota.

Fundosja e saj ndodhi rreth 1300 metra nga Kështjella mbretërore. Por degradimi tek “Vasa” e cila është ndërtuar gati 400 vjet më parë ka bërë që ajo të dëmtohet rëndë.

“Sistemi i viteve 1960 nuk përshtatej më atë që ishte ndërtuar anija. Pra mbështetja e anijes bëhet në vende të gabuara në mënyrë të pashmangshme dhe të gjitha lëvizjet e vogla të pakontrolluara të saj po e shkatarrojnë në fakt atë. Por me restaurimin e plotë ajo do të jetë një anije thuajse e re dhe do të përshtatet sipas infrastrukturës që është këtu”.

Të gjitha këto po sillnin një dëmtim serioz kështu dhe prandaj u vendos që në muajin prill për ndërtimin e një strukture të re mbështetëse për “Vasën”, e përbërë nga 27 copa çeliku dhe një nyje nën kabinë.

“Tani po zëvendësojnë kutinë e drurit që ka qenë aty që nga shpëtimi i anijes, me të reja, të cilat janë në pjesën e prapme, që janë konstruksione çeliku dhe do të mbajnë të gjithën deri në fund. Kjo për shkak se është shumë peshë. Gjithashtu do të bëjë të mundur qëndrimin e anijes në një pozicion më të drejtë. Pra, ky është procesi që po i nënshtrohet tani”.

Projekti i anijes do të përfundojë në vitin 2028 në 400-vjetorin e “Vasës”, kohë gjatë së cilës muzeu do të jete i hapur për publikun.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...