Xhixho: Emigrimi masiv ka boshatisur shkollat

Më datë:

Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaroi sot se “emigrimi masiv i shqiptarëve ka boshatisur shkolla dhe universitete”.

“Kjo dramë të cilën qeveria përpiqet ta fshehë është sot kërcënimi më i madh për të ardhmen e vendit. Sipas censit, numri i individëve +6 vjeç që ndjekin arsimin parauniversitar në vitin shkollor 2023-2024 ishte 317.213 nxënës, ndërsa sipas Ministrisë së Arsimit, arsimin parauniversitar gjatë këtij viti shkollor e ndoqën 349.827 nxënës”, tha Xhixho, përmes një deklarate për mediet.

Sipas saj, “Ministria e Arsimit ka raportuar shifra të fryra, për të mbuluar dështimin e saj në politikat arsimore, por edhe dështimin e qeverisë në politikat sociale”.

Xhixho theksoi se “Partia e Lirisë e ka luftën kundër shpopullimit të vendit, prioritetin numër 1, ndër 5 prioritetet e saj”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...