10.5 C
Tirana

Xhensila Myrtezaj ndan me fansat çastet e vështira dhe falenderon psikologen e saj

Më datë:

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, në koncertin e saj në një nga lokalet e natës, u ndal pak çaste për të ndarë me fansat një moment personal.

Artistja u shpreh se ka kaluar edhe periudha të vështirë në jetë dhe me këtë deklaratë, falënderoi psikologen e saj, që ishte e pranishme në sallë, Adelina Pjetrën. Veçanërisht, Xhensila u ndal te periudha e shtatzënisë.

“Dua të bëj një monolog të vogël. Ndodh ndonjëherë që jo të gjithë kalojmë periudha të bukura, por e rëndësishme është që të kesh njerëzit e duhur në krah. Adelina të falënderoj shumë zemër, për gjithçka, për gjithë suportin që më ke dhënë në të gjithë rrugëtimin tim dhe gjatë gjithë shtatzënisë sime. Ishe një krah i fortë, faleminderit shumë”, tha këngëtarja.

E emocionuar nga kjo deklaratë e papritur, psikoterapistja Adelina Pjetra publikoi videon në rrjetet sociale. “Faleminderit Xhensila Myrtezaj, ishte një surprizë e bukur, nuk e prisja”, shkruan ajo krahas videos

https://www.instagram.com/reel/C9lTRW4oiIY/?utm_source=ig_web_copy_link

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bahamas njeh Kosovën

Shteti i Kosovës njihet tashmë zyrtarisht edhe nga Bahamas. Presidentja...

Paga minimale 50 mijë lekë, fonde rindërtimi dhe emërime

Këtë të premte, më 19 dhjetor, Qeveria ka miratuar...

USB e SPAK, 10 mijë faqe me prova për Ballukun, avokati i zv.kryeministres: Duam tre javë kohë

Po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit...

Gjermania miraton ligjin historik për shërbimin ushtarak

 Ligji i ri gjerman për shërbimin ushtarak do të...