Kate Middleton flet për gjendjen e saj shëndetësore dhe kimioterapinë: Ka ditë të mira dhe të këqija

Më datë:

Kate Middleton ka folur për trajtimin e saj të kancerit në një angazhim të ri publik. Princesha e Uellsit aktualisht po i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese dhe zbuloi se do të trajtohet edhe për disa muaj të tjerë.

“Jam mahnitur nga të gjitha mesazhet e mira të mbështetjes dhe inkurajimit. Me të vërtetë kanë bërë ndryshim të madh për William-in dhe mua dhe na kanë ndihmuar të dyve në disa nga periudhat më të vështira. Unë jam duke bërë një përparim të mirë, por siç e di kushdo që kalon nëpër kimioterapi, ka ditë të mira dhe ditë të këqija,” -tha Kate.

Duke treguar më tej për këtë periudhë, Kate tha: “Ka ditë të këqija, kur ndihem e dobët, e lodhur dhe duhet t’i dorëzohem trupit duke pushuar. Por në ditët e mira, kur ndihem më e fortë, dua të shfrytëzoj sa më shumë që të ndihem mirë. Trajtimi im është i vazhdueshëm dhe do të jetë edhe për disa muaj të tjerë. Në ditët që ndihem mjaft mirë, është kënaqësi të angazhohem me jetën shkollore, të merrem me gjërat që më japin energji dhe pozitivitet, si dhe të filloj të bëj pak punë nga shtëpia.

Unë po mësoj se si të jem e durueshme, veçanërisht me pasigurinë. Duke e marrë çdo ditë siç vjen, duke dëgjuar trupin tim dhe duke i lejuar vetes të marr kohë të nevojshme për t’u shëruar. Faleminderit shumë për mirëkuptimin tuaj të vazhdueshëm dhe të gjithëve ju që keni ndarë me kaq guxim historitë tuaja me mua.”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përplasje në Unazën e Madhe, makina përmbyset pas aksidentit me fadromën

Një aksident rrugor është regjistruar në Unazën e Madhe,...

Punimet në Tiranë-Durrës, Karakaçi: Do ta mbyllim projektin më herët se parashikimi

Në autostradën Tiranë-Durrës po vijohet më fazën e tretë...

Kultivim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 58-vjeçari në Pukë

Një 58-vjeçar është arrestuar në Pukë, pasi u kap...

Lamallari: Dëmi nga zjarret këtë vit është i pallogaritshëm, forcohet Policia Mjedisore

Në Policinë e Shtetit do të ketë një njësi...