Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann.
Ministrja Xhaçka dhe Ambasadorja Hohman diskutuan për rrugëtimin që e pret Shqipërinë pas hapjes formale të negociatave me Bashkimin Evropian.

Ajo theksoi se mirëpret bashkëpunimin me ambasadoren Hohmann për të çuar përpara procesin e negociatave.



