SPAK merr nën hetim Ilir Metën, kërkesa për KQZ për formularin e vetëdeklarimit të dorëzuar në 2013

Më datë:

SPAK merr nën hetim kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Prokuroria e Posaçme i ka dërguar një shkresë KQZ-së ku i kërkon informacione për Metën, konkretisht formularin e vetëdeklarimit.

KQZ ka mbërritur një kërkesë nga SPAK, ku kërkon një kopje të formularit të vetëdeklarimit të ish-deputetit Ilir Meta në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të dorëzuar nga ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Metaj (Meta).

“SPAK po kryen hetimet në funksion të procedimit penal nr.122 të këtij viti.
Për nevoja të hetimit të këtij procedimi penal kërkohet formulari i vetëdeklarimit të pasurisë të dorëzuar në KQZ nga Meta.

Tashmë KQZ do duhet t’i përgjigjet SPAK duke i vënë në dispozicion vetëdeklarimin që z. Meta ka dorëzuar në KQZ. Dokumentacioni i përket vetëdeklarimit të vitit 2013 nga z. Meta”, tha Gjençaj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhi i Ramës: E ardhmja e Shqipërisë mbi çdo interes individual

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij gjatë aktivitetit...

“Shqipëria është e jona”, protestuesit mbushin Bulevardin me mesazhe kundërshtuese

Kjo është dita e tretë e protestës, ku ka...

Aksident zinxhir në Levan–Tepelenë, të lënduar tre persona, mes tyre turistë të huaj

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mesditën e sotme...

“Do të anulojmë çdo fluturim”, aeroporti i Brukselit bllokohet papritur

Trafiku ajror në Belgjikë do të ndalet të martën...