Wuhan-i do të dalë nga izolimi më 8 prill

Më datë:

Pas më shumë se dy muajsh, izolimi i Wuhan-it – qytetit kinez ku është shfaqur koronavirusi për herë të parë – do të marrë fund më 8 prill, raporton media shtetërore e Kinës.

Pjesët e tjera të provincës Hubei, kryeqytet i së cilës është Wuhani, do t’i heqin ndalesat në udhëtim nga 25 marsi.

Rastet e para me koronavirus janë shfaqur në Wuhan, në fund të vitit të kaluar.

Që atëherë, ato janë shpërndarë në mbi 150 vende të botës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19, pandemi.

Vendet e prekura kanë ndërmarrë masa të ashpra për të frenuar përhapjen e saj, duke mbyllur shkollat, bizneset jothelbësore dhe kufijtë.

Aktualisht, epiqendër e sëmundjes, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është Evropa.

Sëmundja ka prekur mbi 381,000 njerëz në gjithë botën, ndërsa mbi 16,500 kanë humbur jetën.

Kina, ditëve të fundit, ka raportuar për rënie të vazhdueshme të numrit të të infektuarve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: rregullim i ri i çmimit të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit. NJOFTIMI I BORDITBordi...

Zjarri në pallatin pranë QSUT, Gjykata liron katër të arrestuarit

Gjykata penale e Tiranë ka caktuar masat e sigurimit...

Zv.kryeministrja Koçiu me banorët e pallatit të djegur: Do përfitoni bonus qiraje për strehimin

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka shkuar këtë të premte, më 17 prill,...

Sezoni turistik veror, aksion pastrimi në plazhin e Shkëmbit të Kavajës

Në prag të nisjes së sezonit turistik veror, bashkia...