20.5 C
Tirana

Vuçiç: Greqia e Serbia, marrëdhënie vëllazërore

Më datë:

“Qëndrimi i Greqisë për Kosovën mbetet i pandryshuar”. Kështu është shprehur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në një konferencë të përbashkët për shtyp në Beograd, me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Mitsotakis deklaroi se ndërmjetësimi dhe dialogu evropian janë mënyra e vetme për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve.

“Dhe kjo do të ndihmonte ndjeshëm stabilitetin në rajon, që është synimi i të gjithë neve, ne po i ndjekim me shqetësim ngjarjet e muajve të fundit”, theksoi Mitsotakis.

Ndër të tjera, kryeministri i Greqisë nënvizoi mbështetjen e Athinës zyrtare për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Këtë portë pas meje dhe kryeministrit Mitsotakis e ka blerë babai për Vukanin e vogël (djalin gjashtëvjeçar të kryeministrit të Serbisë).

Unë dhe Kyriakos sapo bëmë një foto me topin.

Jam i lumtur që mund të pres një mik të madh të Serbisë, jam krenar për marrëdhëniet tona personale, besoj se sonte dhe nesër do të arrijmë rezultate të mëdha në përmirësimin e bashkëpunimit midis popujve vëllezër, serb dhe grek”, ka shkruar Vuçiç në postimin e tij nga ana tjetër.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Synojmë që “Shqipëria 2030” të jetë kampione e rajonit në çdo aspekt

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në prezantimin e masave...

Siguria në shkolla/ Hoxha: Ndër prioritetet kryesore

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, theksoi sot rëndësinë që...

Malaj me ambasadoren e Zvicrës: Intensifikim i bashkëpunimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj priti sot në një...

Tajfuni “Yagi” në Vietnam/ Arrin në 233 numri i të vdekurve

“Numri i të vdekurve si pasojë e një tajfuni...