Vritet një udhëheqës shiit në Irak

Më datë:

Një udhëheqës i lëvizjes shiite Muqtada al-Sadr u qëllua sot për vdekje në jug të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

“Njerëz të armatosur të paidentifikuar hapën zjarr ndaj Rami al-Shabani në qytetin al-Diwaniyah, duke e vrarë atë menjëherë”, tha kapiteni i policisë Jamal al-Din al-Sudairy për AA.

Asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen.

Al-Sudairy tha se një hetim ka filluar për vrasjen.

Al-Shabani ishte një udhëheqës në Brigadën e Paqes, i lidhur me lëvizjen Sadr. Brigada është anëtar i forcave pro-qeverisë Hashd al-Shaabi, ose Forcave të Mobilizimit Popullor.

Vrasja e sotme erdhi disa ditë para përvjetorit të parë të vdekjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani në sulmin ajror të dronëve amerikanë në Irak, mes frikës nga rritja e sulmeve ndaj objektivave amerikane nga milicitë irakiane të mbështetura nga Irani.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti, Hamza dhe Abdixhiku hapin zyrtarisht fushatën elektorale

Partitë politike në Kosovë nisën zyrtarisht fushatën elektorale për...

Zelensky: Rreziku nga Rusia po rritet për vendet evropiane

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se informacionet e...

PD: ADS ngrihet mbi katër shtylla korruptive

Partia Demokratike, reagoi sot në lidhje me krijimin e...

Ibrahimaj: 600 miliardë lekë kursime nga transformimi digjital, ADS hap fazën e re të inovacionit teknologjik

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë...