14.5 C
Tirana

Vritet në Francë 19 vjeçari shqiptar

Më datë:

Një 19 vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Clermont-Ferrand të Francës. Ngjarja tragjike raportohet të ketë ndodhur rreth orës 20:00 të Dielën, pranë stacionit të trenit në “Avenue Charras”.

Sipas mediave të huaja, i riu është qëlluar nga një makinë në lëvizje.

Autori, ende i paidentifikuar, është arratisur nga vendgjarja menjëherë pasi e ka qëlluar për vdekje.

Mësohet se nga hetimet e deritanishme, viktima (identiteti i të cilit nuk bëhet me dije) nuk rezulton me ndonjë precedent penal të njohur për autoritetet franceze.

Megjithatë ka dyshime të forta se vrasja lidhet me aktivitete kriminale, duke marrë parasysh zonën ku ka ndodhur, e cila njihet për trafikimin e lëndëve narkotike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Në Pallatin e Kongreseve u mbajtën sot homazhet zyrtare...

Ceremonitë mortore për Fatos Nanon, Shqipëria i jep lamtumirën ish-kryeministrit

Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet në nderim...