4.5 C
Tirana

Operacionalja prangos të riun në Kukës

Më datë:

31 vjeçari i quajtur Denis Dina është vënë në pranga këtë të Hënë në Kukës. Siç bën me dije Policia, ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Prishtinës i ka caktuar “arrest me burg”.

Në Tetor të vitit të shkuar, i riu ka transportuar 1.1 kg kokainë nga Shqipëria në Kosovë.

“Operacionalja 41, në kuadër të të cilit, nga ana e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, u bë e mundur lokalizimi në qytetin e Kukësit, kapja dhe ndalimi me qëllim ekstradimi i shtetasit D. D., 31 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Prishtinës/Kosovë, më datë 14.04.2025, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike (kokainë)”, të parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla: Marrëveshja me Italinë për transmetimet e ndërsjella, hap i rëndësishëm për diasporën

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtuesi...

Debate në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, Këlliçi: Garda na tërhoqi zvarrë!

Byroja e Kuvendit është mbledhur paraditen e kësaj të...

Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes: Privilegj të shpreh gatishmërinë time për të kontribuar

 Kryeministri Edi Rama njoftoi se i është përgjigjur ftesës...

Vrasja me çekiç në Krujë, sherri ndodhi për një fërkim makinash

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e...