Vrau fqinjin me çekiç, sa vite burg rrezikon 64-vjeçari Isuf Hasa

Më datë:

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq Isuf Hasën, 64-vjeçarin, i cili më 13 Janar të këtij viti vrau fqinjin e tij, Xhemal Meta. Ngjarja u regjistrua në fshatin Shëngjin i Vogël, në Shëngjergj të Tiranës.

Hasa ka pranuar para prokurorisë se e vrau fqinjin pasi kishin pirë kafen e mëngjesit.

Ai kishte akumuluar mllef ndaj Metës prej kohësh pasi viktima i thoshte shpesh se nuk ishte burrë pasi rrinte 4 ditë në punë pa ardhur në shtëpi dhe nuk e dinte çfarë bëhej me gruan e tij.

Hasa ka pranuar gjithashtu se i ka marrë edhe një sasi parash që viktima e mbante gjithnjë me vete të lidhur me një qese në qafë.

“Për shkak të marrëdhënieve të afërta që ekzistonin midis tij dhe viktimës, shtetasi Isuf Hasa ishte në dijeni të faktit që viktima mbante gjithmonë një qese me vete të lidhur në qafë, ku gjendeshin paratë e tij dhe pasi kreu aktit e vrasjes u largua drejt shtëpisë së vajzës së tij në Vorë, ku la armën e krimit dhe sasinë monetare”, njoftoi prokuroria.

Hasa e vrau fqinjin e tij me një çeçik duke i shkaktuar dëme të mëdha në kokë.

Ndaj 64-vjeçarit Hasa rendon vepra penale e vjedhjes me pasojë vdekjen në dëm të shtetasit Xhemal Meta. Nëse shpallet fajtor ai rrezikon deri në burgim të përjetshëm.

“Vjedhja  e  pasurisë,  kur  është  shoqëruar  me  dhunime  që  kanë  sjellë  vdekjen  e  personit,  dënohet  me burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet ose me burgim të përjetshëm”, thuhet në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

LONDËR- Nga “Let It Be” te koncerti i fundit në tarracë, Beatles do të kenë muzeun e tyre

Ndërtesa në numrin 3 të rrugës Savile Row në...

Ecja më shumë nuk përkeqëson dhimbjet e gjurit, zbulimi i ri sfidon frikën nga lëvizja

Një studim i ri japonez sugjeron se rritja e...

Përplasjet në protestë lënë 8 persona të plagosur, mes tyre efektivë dhe gazetarë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë bilancin...

Tensione në protestë, fishekzjarrë e gurë drejt policisë, autobotët zbresin në aksion

Vijojnë tensionet gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”...