Dyshohet se vrau vajzën në Tiranë, arrestohet në Liban 49-vjeçari palestinez

Më datë:

49-vjeçari Fadi Alwan, i cili dyshohet se në muajin Shkurt vrau vajzën e tij Rayyan Alwan në Tiranë, është arrestuar në Liban. Policia e Shtetit, njoftoi se ai u vu në pranga në bashkëpunim me Interpol Bejrutin.

“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare””, njoftoi policia.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 49-vjeçari vrau me thikë vajzën e tij. Policia thotë se vijon bashkëpunimi mes strukturave të Interpolit për të ekstraduar 49-vjeçarin drejt Shqipërisë.

Arsyeja e vrasjes së 24-vjeçares palestineze në Tiranë mbetet ende e paqartë. Ajo kishte udhëtuar bashkë me të atin në muajin Shkurt drejt kryeqytetit shqiptar. Ata qëndruan në një shtëpi me qira, ku u gjet edhe trupi i pajetë i Rayyan.

Sipas ekspertizës mjekoligjore, babai dyshohet se e ka goditur të bijën tre herë me thikë, një në kurriz, një poshtë shpatullës dhe një në fund të barkut. E reja është goditur me ashpërsi pasi plaga ka qenë e thellë 15 centimetra.

Kanë qenë autoritetet gjermane që kanë hedhur pak dritë mbi këtë ngjarje, pasi familja e Rayyan jetonte në Berlin. E reja i kishte denoncuar familjarët në polici pasi donte të bënte një jetë të lirë dhe perëndimore, diçka që ata nuk e lejonin. Për më tepër, 24-vjeçarja kishte qenë e martuar dhe kishte dy fëmijë në Liban, aty ku jetonte ish-bashkëshorti i saj.

Ndërkohë nëna e Rayyan kishte bërë një tjetër denoncim në policinë e Berlinit, më saktësisht më 26 Shkurt, një ditë para se e bija të gjendej e vrarë në kryeqytet. Ajo pretendonte se i kishte dhënë vajzës para për t’ia dhënë dikujt që e shantazhonte me një video nudo. Arrestimi i babait të 24-vjeçares mund të zbulojë më saktë shkaqet pse së resë iu mor jeta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...