Vrau babain dhe e denoncoi të zhdukur, si e zbuloi policia krimin në Durrës

Më datë:

Djali vret babanë në Shënavlash. Motivi, vjedhja e parave nga kasaforta e shtëpisë

Ka prerë kasafortën dhe ka vjedhur 75 milionë lekët e familjes.

Pasi e vrau me armë gjahu, ia hodhi kufomën në pus dhe shkoi në komisariat për të denoncuar të zhdukur. Është ky skenari që ndoqi Esmerald Balla nga fshati Shënavlash i Durrësit pasi i mori jetën babait të tij 62 vjeçar Enver Balla.

Mësohet se Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes. Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit.

Ky i fundit pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pas një konflikti për shuma parash.

62 vjeçari Enver Balla

I ndjeri u denoncua i zhdukur më datë 13 Gusht 2024, datë në të cilën dyshohet të ketë ndodhur dhe krimi.

E afërmja e familjes: Tani bënë dasëm u kënaqë, dy çuna i ka në itali, një është kthyer. Jam shokuar, s’ka pasur konflikte, s’kemi dëgjuar gjë. Enverit i vdiq gruaja, u martua sërish,. Mori një grua shtëpiake. Dëgjuam që ka humbur, sikur Ka vjedh 75 milionë lekë në shtëpi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...