14.5 C
Tirana

Vrau 29 persona, ekzekutohet ushtari i “çmendur”

Më datë:

Forcat Speciale të Tailandës kanë ekzekutuar ushtarin i cili u arratis dhe hapi zjarri ndaj njerëzve duke lënë të vdekur 29 persona dhe të paktën 57 të plagosur. Ekzekutimi i Thomma u bë të dielën herët në mëngjes .

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën, ku ushtari i quajtur Jakrapanth Thomma i armatosur rëndë bërë masakër në një qendër tregtare Terminal 21 në Nakhon Ratchasima.

Mendohet se motiv i sulmit ka qenë një marrëveshje pronësie që kishte shkuar keq. Shumica e viktimave u vranë në një qendër tregtare, ku autori i sulmit qëndroi për orë të tëra i mbyllur, rrethuar nga forca të shumta policie. Nga ata që vdiqën, 23 ishin civilë, tre ishin oficerë policie dhe tre ishin oficerë të ushtrisë.

Gjatë sulmit në një postim në Facebook ai shkruante “vdekja është e pashmangshme për të gjithë” dhe pastaj ngrinte pyetjen: “A duhet të dorëzohem?”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sejko: Rritje ekonomike, ulen borxhet! Niveli i papunësisë nën normën historike

Është prezantuar sot raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë...

“Nuk e dinim që nuk lejohet”/ Skuterat elektrikë sërish rrugëve të qytetit, policia aksion për bllokimin e tyre

Pavarësisht vendimit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave në...