12.5 C
Tirana

Vrasja në Pogradec/ Meta: Krimi monstruoz tregon fytyrën e urryer të narko-policisë.

Më datë:

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një deklaratë për mediat ka komentuar vrasjen në Pogradec të Egli Progës.

Meta tha se krimi monstruoz në Pogradec tregon fytyrën e urryer të narko-qeverisë. Ai tha se Rama është kumbar i krimit, ndaj duhet të largohet nga pushteti.

“Krimi monstruoz tregon fytyrën e urryer të narko-policisë qeveritare, e njëjta që vrau Klodian Rrashën tek dera e shtëpisë dhe që manipuloi edhe atëherë vrasjen. Policia është kthyer në polici të qeverisë. Policia është kthyer në strukturën më të urryer të popullit. Kështu vepron policia edhe në Tiranë, ku banorët nxirren nga shtëpitë e tyre. Kemi të bëjmë me vizionin banditesk të Ramës, se nuk ka zhvillim pa krim. Policia vjedh votat për Rilindjen, siç është provuar në dosjen 184, që është amnistuar nga Ramareforma.

Rama me ndihmën e policisë kanabizoi Shqipërinë, bekoi vrasjet në qendra të qyteteve, përdori bandat për vjedhjen e votave. Çdo shtet ka mafien e tij, por në Shqipëri mafia ka shtetin e saj. Rama është kumbari i krimit dhe të duhet ta heqim nga pushteti. Edhe për turistët, shifrat janë fryrë jashtë mase nga Rilindja. Rilindja po gjobit bizneset që janë në bregdet”, tha Meta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...