12.5 C
Tirana

Vrasja e Ramazan Matajt, arrest në burg për vëllezërit Hasaj

Më datë:

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj.

Dy të rinjtë akuzohen për vrasjen e Ramazan Mataj në fillim të muajit Janar në Dragoç të Shkodrës.

Arjon Hasaj e ka pranuar vrasjen para grupit hetimor, duke thënë se 33-vjeçarin Mataj e vrau për shkak se sipas tij, i kishte shkatërruar 2 martesa motrës së tij.

Asnjëri nga vëllezërit nuk ka folur në seancë.

Asnjë familjar nuk kishte shkuar jashtë gjykatës pasi janë të ngujuar nga frika e gjakmarrjes.

Pala mbrojtëse ka kërkuar për Klisman Hasaj që t’i jepet masa arrest shtëpie pasi nuk është përfshirë në atentat, por një gjë e tillë është kundërshtuar nga gjyqtarja Irida Barkaj.

Ramazan Mataj u gjet i vrarë në automjetin e tij “Mercedes-Benz” mëngjesin e 5 Janarit.

Në makinë, policia i gjeti viktimës dy celularë, njëri prej të cilëve pa kartë, ku hetuesit gjetën mesazhe që vëllezërit Hasaj i kishin dërguar atij për ta nxjerrë në pritë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Itali: Katër anëtarë të një familjeje shqiptare humbin jetën nga monoksidi i karbonit

Tragjik ishte fundi për një familje shqiptare, ku 4...

Velipojë: Banorët e Rrjollit kërkojnë drejtësi para SPAK, kundër ndërtimit të resortit

Pas disa ditësh protestë në zonën e tyre, banorët...

Rrugët në Shqipëri nuk gjejnë qetësi! Moti i keq, gurë dhe inerte në disa akse në Kukës

I gjithë qarku i Kukësit është përfshirë gjatë orëve...

I akuzuar si pjesë e grupit kriminal për hakerimin e SPAK-ut, seanca për Agim Ismailin shtyhet

Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili, i cili është marrë...