Vrasja e Martin Canit/ Autori 14-vjeçar ankimim në Apel

Më datë:

Përmes avokatit të tij, 14-vjeçari i dyshuar për vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Mecjas, pak metra nga rrethimi i shkollës “Fan Noli” në Tiranë, i është drejtuar me ankim gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Raportohet se ai kërkon zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg” duke renditur argumentet e tij, të cilat nuk janë bërë të ditura nga avokati deri në këto momente.

Në kuadër të hetimit, i mituri M.P, është marrë në pyetje nga prokurorja e çështjes në një seancë maratonë që ka zgjatur afro 8 orë.

Detajet e dëshmisë që 14-vjeçari ka dhënë në ambientet e prokurorisë së Tiranës mbahet në sekret të plotë.

Ndërsa mësohet se autori i dyshuar i krimit është ballafaquar me disa nga të miturit të cilët kanë qenë të pranishëm në ngjarje.

Prokuroria po vijon hetimet për të hedhur dritë mbi mekanizmin e vrasjes së Martin Canit dhe plagosjen e mikut të tij, Luisit. Në vazhdën e këtyre hetimeve është bërë edhe ballafaqimi mes të plagosurit Luis Mecja dhe kushëririt të tij të parë që ka qenë i pranishëm.


Kjo për faktin që Mecja pretendon për një autor të dytë të dyshuar, ndërsa kushëriri I tij ka dhënë versionin e tij për ngjarjen, mos identifikuar asnjë të mitur tjetër që të ketë patur thikë në vendngjarje.

Martin Cani u godit për vdekje me thikë pak minuta pasi kishte dalë nga shkolla ku kishte patur përplasje me autorin e dyshuar, M.P.

Luis Mecja mbeti po ashtu i plagosur dhe pas 11 ditësh qëndrimi në spitalin e Traumës ai u largua për në shtëpinë e tij. ditën e sotme mësohet se është transferuar në Itali për kurim me të specializuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi i G7 për konflikte globale, Kallas: Rusia ndihmon Iranin ndaj SHBA-së

Në një periudhë lufte dhe krize ekonomike, ministrat e...

Ngushtica e Hormuzit e mbyllur nga Garda Revolucionare, tensionet ndërkombëtare rriten

Garda Revolucionare Islamike ka njoftuar se Ngushtica e Hormuzit...

Makarona të Pjekura me Pulë, Presh dhe Brokoli

Makaronat e përgatitura në këtë mënyrë janë një nga...

Importuesit shkresa qeverisë: Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës, çmimet nën kosto

Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të djeshëm...