Mbanin në makinë kokainë me vlerë 270 mijë Euro, 2 të arrestuar në Tiranë

Më datë:

Dy të rinj, 24 dhe 20 vjeç, kanë rënë në pranga gjatë një operacioni të zhvilluar nga sektori i Antidrogës në Policinë e Tiranës. Policia bën të ditur se është sekuestruar 1 kilogramë e 50 gramë kokainë me vlerë tregu 270 mijë Euro.

“Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit K. S., 24 vjeç, dhe E. M., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Kastriotët”, automjetin me drejtues shtetasin K. S., dhe pasagjer shtetasin E. M. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit K. S., shërbimet e Policisë i gjetën 1 kg e 50 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë”, njoftojnë blutë.

Antidroga prej të paktën 6 muajsh i kishte në ndjekje dhe në përgjim dy të arrestuarit. Kryesisht, ata e shpërndanin kokainën në zonën e ish-Parkut, por dhe në zona të tjera të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkojnë votat për BE-në, PS dhe PD miratojnë rezolutën për integrimin europian

Kuvendi ka miratuar sot me 114 vota pro projektrezolutën...

Arrest shtëpie për mjekun Nikolla Nunka, akuzohet për ngacmim seksual ndaj pacientes 21-vjeçare

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest...

Kjo perime mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut

Një perime e kuqe që është e njohur mund...

Pamjet 360 gradë nga Marsi zbulojnë historinë e fshehur të planetit

NASA publikon imazhe të reja që hedhin dritë mbi...