12.5 C
Tirana

Vrasja e Lulzim Vishës, vëllai i viktimës disa vite më parë vrau një person

Më datë:

48-vjeçari i identifikuar si Lulzim Visha ka mbetur i vrarë me armë zjarri ditën e sotme në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner të Tiranës.

Dyshimet kryesore lidhur me ngjarjen janë një hasmëri të mundshme mes viktimës Lulzim Visha dhe personave të tjerë, pasi para disa viteve, vëllai i Lulzim Vishës ka vrarë një tjetër person.

Lulzim Visha është vëllai i Besnik Vishës, i cili më datë 10 Prill të vitit 1997, ka vrarë më armë zjarri, për motive të dobëta Refik Domin, ngjarje kjo e ndodhur në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Policia e Shtetit është në kërkim të një mjeti tip “Porche”, pasi dyshohet se ka lidhje me ngjarjen, dhe mund të jetë përdorur nga autorët.

Po ashtu një tjetër pistë që grupi hetimor ka ngritur dhe po e verifikon është ajo e një konflikti që dy vëllezërit kanë pasur në muajt e fundi me disa persona të tjerë në zonën e Zall Mnerit.

Dyshohet që 48-vjeçari të jetë nxjerrë në pritë. Nga dëshmitë paraprake që janë marrë në vendngjarje, banorët kanë thënë se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Kjo ka ngritur dyshimet se mund të jetë vrarë me silenciator. Në makinë janë gjetur mbi 12 gëzhoja pistolete.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...