TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

Më datë:

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime ligjore kundër Microsoft për një ofertë mashtruese që përfshinte asistentin e inteligjencës artificiale Copilot.

Gjigandi i teknologjisë akuzohet për dhenien e nje informacioni të rremë rreth 2,7 milionë australianëve te cilet u abonuan përmes rinovimit automatik në Microsoft 365.

Kompania u paraqiti klientëve dy mundësi: të paguanin më shumë për një ofertë që përfshinte Copilot, ose të anulonin abonimet e tyre.

Ekzistonte dhe një opsion i tretë, por që shfaqej vetëm kur abonenti fillonte procesin e anulimit. Ky opsion ofronte mundësinë për të mbajtur një ofertë të ashtuquajtur “Classic”, pa Copilot dhe me çmimin origjinal, delaroi autoriteti i konkurrencës në një njoftim për shtyp.

Copilot është një asistent i mundësuar nga inteligjenca artificiale që ndihmon përdoruesit me kërkime dhe detyra me baze tekstin.

Padia u ngrit në Gjykatën Federale kundër Microsoft Australia dhe Microsoft Corp.

“Ne do të padisim Microsoft per faktin se ato qëllimisht nuk përmenden planet ‘Classic’ në komunikimet e tyre dhe fshehen ekzistencën e ketij opsioni derisa te abonuarit filluan procesin e anulimit, me qëllim që të rrisnin numrin e klientëve për planet më të shtrenjta që përfshijnë Copilot”, theksoi drejtoresha ekzekutive e rregullatorit, Gina Cass-Gottlieb.

“Aplikacionet e Microsoft Office të përfshira në abonimet 365 janë thelbësore për jetën e shumë njerëzve dhe anulimi i abonimit nuk eshte nje vendim i lehtë”, shtoi ajo.

Autoriteti i konkurrencës akuzon Microsoft për përfshirje në praktika të tilla që nga 31 tetori 2024, duke shpjeguar se abonimet me Copilot janë 29 deri në 45% më të shtrenjta se ato pa të.

Gjigandi amerikan i teknologjisë mund të përballet me një gjobë prej 30 milionë dollarësh (26 milionë euro) ose më shumë për çdo shkelje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...