14.5 C
Tirana

Vrasja e Lulzim Vishës: Gjendet një automjet i djegur në Zall Herr, dyshohet se u përdor nga autorët

Më datë:

Në Zall Herr është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se është përdorur nga autori/ët e vrasjes së Lulzim Vishës. 48-vjeçari mbeti i vrarë me armë zjarri ditën e sotme në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner të Tiranës.

Ai punonte postier dhe në momentin e ngjarjes ishte nisur për në punë me automjetin e një poste private, ku u qëllua me breshëri plumbash. Sipas informacioneve paraprake, janë gjetur 12 gëzhoja pistolete brenda mjetit me të cilin po lëvizte viktima.

Dyshimet kryesore lidhur me ngjarjen janë një hasmëri të mundshme mes viktimës Lulzim Visha dhe personave të tjerë, pasi para disa viteve, vëllai i Lulzim Vishës ka vrarë një tjetër person.

Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, Lulzim Visha është vëllai i Besnik Vishës, i cili më datë 10 Prill të vitit 1997, ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta Refik Domin, ngjarje kjo e ndodhur në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Po ashtu një tjetër pistë që grupi hetimor ka ngritur dhe po e verifikon është ajo e një konflikti që dy vëllezërit kanë pasur në muajt e fundi me disa persona të tjerë në zonën e Zall Mnerit. Dyshohet që 48-vjeçari të jetë nxjerrë në pritë.

Nga dëshmitë paraprake që janë marrë në vendngjarje, banorët kanë thënë se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Kjo ka ngritur dyshimet se mund të jetë vrarë me silenciator.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...