Vrasja e gjyqtarit, Berisha: Reforma në drejtësi ka dështuar

Më datë:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi ngjarjen tragjike të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja gjatë seancës në sallën e gjyqit, duke theksuar se kjo ngjarje “dëshmon shkallën ekstreme të pasigurisë në vend”.

Sipas Berishës, “ekzekutimi në sallën e gjyqit i gjykatësit Kalaja është tregues i një krimi shtetëror” dhe nënvizoi se “shteti është zëvendësuar me narko-shtetin”.

Ai akuzoi procesin e reformës në drejtësi, duke thënë se “ka dështuar plotësisht reforma, për shkak të George Soros dhe sorosianëve të tjerë”.

Berisha vijoi duke deklaruar se “reforma në drejtësi ka zgjatur gjyqet”, ndërsa “dosjet e gjyqtarëve sot janë objekt i zhdukjes, njësoj si në kohën e diktaturës”. Ai përfundoi deklaratën, duke theksuar se “kurrë drejtësia jonë nuk ka qenë në gjendje dramatike siç është sot”.

Dje, më 6 tetor u ekzekutua në sallën e gjyqit Astrit Kalaja. Ai u vra nga një 30-vjeçar, për shkak të çështjes së një prone.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...