Vrasja e Ademajt, dëshmia e Kokallës: kredia për Naim Murselin si pjesë e hetimeve

Më datë:

Këtë të premte është mbajtur seanca e radhës për vrasjen e Liridona Ademajt. Në seancë ka dhënë dëshminë e tij një prej të akuzuarve, Kushtrim Kokalla.

Ai ka deklaruar se për Naim Murselin ka hyrë në kredi 25 mijë euro. Gjithashtu para trupit gjykues deklaroi se ishte takuar me Naim Murselin si edhe me Granit Plavën.

Ndër të tjera Kokalla ka thënë se nuk ka bërë marrëveshje me dy të akuzuar Murselin dhe Plavën. Avokati më tej e ka pyetur rreth takimeve të Kokallës me Murselin dhe Plavën, i cili ka pohuar se është takuar me ta. Kokalla ka thënë se e kishte thirrur Murseli në shtëpinë e tij në Bërnicë dhe se është takuar më pas në Prishtinë me Plavën dhe me këtë të fundit janë kthyer në Gjakovë.

Dodaj e ka pyetur se pse e kishte ftuar Murseli Kokallën në shtëpi.

“Arsyeja ka qenë sa me më mbajt afër për shkak se më herët kam marr kredi 25 mijë që më ka kërkuar Naimi dhe ajo ka qenë arsyeja me më mbajt më afër”, u përgjigj Kokalla.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Importuesit shkresa qeverisë: Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës, çmimet nën kosto

Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të djeshëm...

Balluku tenton arratisjen me pasaporta të huaja, Berisha bën denoncimin e fortë

https://www.youtube.com/live/2GFYft9_k04?si=WhzcmRsH6bTYLbZ4&t=677 Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë sot një...

Gonxhja: Muzeu i ri arkeologjik pranë sheshit “Nënë Tereza”, zgjerim i ofertës turistike në Tiranë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi...

Revolucion teknologjik: IA-ja drejt deshifrimit të gjuhës së kafshëve shtëpiake

A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë po...