Revolucion teknologjik: IA-ja drejt deshifrimit të gjuhës së kafshëve shtëpiake

Më datë:

A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë po përpiqet t’ju thotë qeni juaj?

Studiuesit e Universitetit të Miçiganit po eksplorojnë mundësitë e IA‑së për të zhvilluar mjete që identifikojnë nëse lehja e një qeni tregon lojë apo agresivitet.

Ky sistem inteligjent mund të nxjerrë edhe informacione të tjera nga vokalizimet e kafshëve, si moshën, racën dhe gjininë.

Studimi, i kryer në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Astrofizikës, Optikës dhe Elektronikës (INAOE) në Meksikë, zbuloi se modelet IA-së, të testuara fillimisht në të folurën njerëzore mund të përdoren si pikënisje për të provuar sisteme që synojnë komunikimin e kafshëve.

Rezultatet u prezantuan në Konferencën e Përbashkët Ndërkombëtare mbi Linguistikën Kompjuterike, Burimet e Gjuhës dhe Vlerësimin.

Studiuesit zhvillian një sistem të inteligjencës artificiale që mund të dallojë emocionet dhe karakteristikat e qenve vetëm nga zëri i tyre.

Duke përdorur një model të njohur si “Wav2Vec2”, i testuar fillimisht për të kuptuar të folurën njerëzore, shkencëtarët arritën të interpretonin lehjet e qenve dhe të përcaktonin nëse ato ishin sjellje lozonjare apo agresive.

Në studim u analizuan regjistrime të 74 qenve të ndryshëm, të kapura në kontekste të ndryshme, dhe pajisja e IA-së arriti deri në 70% saktësi në klasifikimin e zërave.

Përveç dallimit të emocioneve, sistemi mund të identifikonte edhe moshën, gjininë dhe racën e qenve.

Ky studim hap perspektiva të reja për të kuptuar komunikimin e kafshëve dhe mund të ndihmojë pronarët të interpretojnë më mirë nevojat emocionale dhe fizike të tyre – duke përmirësuar kujdesin dhe mirëqenien e tyre.

Edhe pse sistemi nuk përkthen “fjalë për fjalë” atë që thonë qentë, ai mund të shërbejë si një mjet i fuqishëm për të deshifruar nuancat e zërave të tyre.

“Vokalizimet e kafshëve janë më të vështira për t’u regjistruar”, tha Artem Abzaliev, autori kryesor i studimit.

“Ato duhet të regjistrohen pasivisht në natyrë ose, në rastin e kafshëve shtëpiake, me lejen e pronarëve”, shtoi ai.

Të kuptuarit më mirë i nuancave të vokalizimeve të qenve mund të ndihmojë njerëzit të interpretojnë dhe të përgjigjen më mirë ndaj nevojave emocionale dhe fizike të tyre, duke përmirësuar kujdesin dhe duke parandaluar situata potencialisht të rrezikshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dallgët godasin pesë të rinj – bilanc paraprak me dy të zhdukur dhe tre të plagosur rëndë

Një ngjarje mjaft e rëndë raportohet pasditen e kësaj...

Sali Berisha mbron projektin në Zvërnec: Toka është private, investimet e huaja janë të mirëpritura

https://www.youtube.com/live/pIvRi5RdtL8?si=XnMBcZSXe3P9675D Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj...

Vrasja e Martin Canit, shtyhet vendimi i Apelit për autorin Mario Përlleshaj

Gjykata e Apelit ka shtyrë dhënien e vendimit për...

Costa në Prishtinë, takime me Haxhiun dhe Kurtin

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të...