Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e ish-policit Ludian Zaimi, i cili tentoi të rrëzonte vendimin e Apelit për vrasjen e kolegut të tij, Caush Saliasi.
Ngjarja ndodhi më 23 maj 2022, brenda komisariatit numër 3 në Tiranë, ku Ludian Zaimi qëlloi me armë Saliasin.
Në gjykimin e parë, Ludian Zaimi u dënua me 35 vite burg për vrasje të një punonjësi të policisë, por Apeli e ndryshoi dënimin në 30 vite, duke e rikualifikuar aktin si vrasje me paramendim.
Ish-punonjësi i policisë nuk pranoi vendimin e Apelit dhe depozitoi rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila sot e hodhi poshtë kërkesën e tij.
Autori dhe viktima raportohet se kishin pasur konflikte të shpeshta me njëri-tjetrin, duke çuar deri te krimi i rëndë brenda ambientit të punës.
Vendimi i Gjykatës së Lartë vulos përfundimisht dënimin dhe tashmë Ludian Zaimi do të duhet të kalojë 30 vite pas hekurave.


