Von der Leyen pas bombardimeve në Kiev: Sulmet janë mizori, Rusia duhet të përgjigjet

Më datë:

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar ashpër sulmet ajrore ruse ndaj Kievit, duke i cilësuar ato si “mizori të tmerrshme”, pasi të paktën 17 persona humbën jetën gjatë një nate tjetër bombardimesh në kryeqytetin ukrainas.

“Edhe një herë zgjohemi me lajmet për mizoritë e tmerrshme të kryera nga Rusia përmes sulmeve të saj ajrore ndaj Ukrainës. Rusia duhet të paguajë për shkatërrimin që ka shkaktuar”, deklaroi Von der Leyen.

Ajo bëri të ditur se Komisioni Evropian planifikon të përdorë të ardhurat e krijuara nga asetet e ngrira ruse për të mbështetur Ukrainën.

“Po i vëmë në dispozicion Ukrainës edhe 1.4 miliardë euro të tjera nga këto të ardhura. Kjo do të mbështesë rezistencën e vazhdueshme të Ukrainës përballë luftës së paligjshme të Rusisë”, tha presidentja e Komisionit Evropian.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi mblidhet sot, debat për dërgimin e ushtarakëve shqiptarë në Gaza

Në seancën plenare të sotme më 24 shtator pritet...

Sherr me thika në Tiranë, 49-vjeçari ndërron jetë në spital, në pranga 50-vjeçari

Një 49-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në...

Kalim i paligjshëm i kufirit/ Dy persona arrestohen në Sarandë

Policia e Shtetit ka finalizuar në Vlorë operacionin e...