INDI – Mbi 100 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Më datë:

Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën në Indi si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës, të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm të musoneve që nga fillimi i muajit korrik.

”Fatkeqësia ka detyruar gjithashtu mijëra banorë të evakuohen nga zonat e prekura”, njoftuan sot autoritetet.

Shteti verilindor i Asamit është goditur më rëndë, ku sipas kryeministrit të shtetit, Himanta Biswa Sarma, të paktën 87 persona kanë humbur jetën.

Vetëm në distriktin Sivasagar janë regjistruar të paktën 47 viktima, ndërsa shumë zona vazhdojnë të jenë të përmbytura.

Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të kontribuojnë financiarisht për operacionet e shpëtimit dhe rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar.

“Shkatërrimi që po shohim është i paprecedentë krahasuar me çdo katastrofë që këto rajone kanë përjetuar më parë”, shkroi Sarma në rrjetin social X.

Edhe shteti jugor i Keralës është prekur rëndë.

Kryeministri i këtij shteti, V.D. Satheesan, bëri të ditur se të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë rezultojnë të zhdukur pas disa ditësh reshjesh intensive.

Mbi 10 mijë banorë janë strehuar në rreth 300 qendra emergjence, ndërsa reshjet vazhdojnë të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Në territorin himalajan të Jammu dhe Kashmirit, ku janë regjistruar rreth 35 episode reshjesh të rrëmbyeshme, kanë humbur jetën të paktën 31 persona, sipas mediave shtetërore.

Sezoni i musoneve, që zgjat nga qershori deri në shtator, siguron 70–80% të reshjeve vjetore në Azinë Jugore dhe është jetik për bujqësinë dhe ekonominë e rajonit.

Megjithatë, ai sjell çdo vit edhe pasoja të rënda në njerëz dhe infrastrukturë.

Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po rrisin si shpeshtësinë, ashtu edhe intensitetin e fenomeneve ekstreme të motit, duke bërë që përmbytjet dhe rrëshqitjet vdekjeprurëse të dheut të ndodhin gjithnjë e më shpesh.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Goditi me grusht të shoqëruarin gjatë tubimit në Tiranë, pezullohet efektivi i policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita...

Berisha: Në SHBA, paraqita shqetësimet e opozitës shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë...

Pagat e gjyqtarëve, Bylykbashi: Trajtim financiar brenda kufijve kushtetues

Komisioni i Ekonomisë shqyrtoi sot disa shtesa dhe ndryshime...

Apeli i GJKKO-së ndryshon rregullin, Meta pranë avokatit gjatë seancave

Apeli i GJKKO-së ka pranuar kërkesën e ish-presidentit të...