12.5 C
Tirana

Von der Leyen bën thirrje për unitet

Më datë:

 Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, bëri thirrje dje për unitet, ndërsa paralajmëroi ligjvënësit se votat e besimit me të cilat ajo përballet këtë javë në Parlamentin Evropian – ishin në favor të armiqve të bllokut.

“E vërteta është se kundërshtarët tanë jo vetëm që janë të gatshëm të shfrytëzojnë çdo përçarje – ata po i nxisin në mënyrë aktive këto përçarje që në fillim”, tha shefja e Komisionit Evropian në seancën hapëse të parlamentit, në Strasburg.

Më pak se tre muaj pasi i mbijetoi një sfide të ngjashme, dy mocionet e mosbesimit kundër von der Leyen, nga e majta ekstreme dhe e djathta ekstreme, nuk kanë pothuajse asnjë shans për ta rrëzuar Von der Leyen kur të hidhen në votim të enjten.

Megjithatë, që nga korriku, ankesat ndaj shefes së BE-së janë rritur.

Ankesat përfshijnë akuza për mungesë transparence, si dhe marrëveshjen tregtare të Von der Leyen me presidentin e SHBA-së Donald Trump në korrik – e konsideruar nga shumë ligjvënës të BE-së si e pabalancuar.

Votat e së enjtes do të tregojnë gjendjen e të ashtuquajturit koalicion pro-evropian midis grupimit konservator të PPE-së të Von der Leyen – forca më e madhe e parlamentit – dhe qendrës dhe socialistëve.

Von der Leyen përballet me presion nga të gjitha anët.

Eurodeputetët e majtë dhe të qendrës e akuzojnë PPE-në e saj se po mban anën e ekstremit të djathtë për të hequr rregullat e biznesit të gjelbër.

Von der Leyen, mbrojti qëndrimin e saj dhe bëri thirrje për unitet, duke theksuar sfidat me të cilat përballet BE-ja, siç është lufta në Ukrainë.

Ajo vuri në dukje “gëzimin” e Presidentit rus Vladimir Putin për unitetin e tronditur të Evropës dhe u kërkoi ligjvënësve të votonin kundër mocioneve të ngritura si një “kurth”.

“Ky është truku më i vjetër në libër,” tha ajo.

“Të kthesh evropianët kundër njëri-tjetrit, të përpiqesh të ulim vigjilencën tonë ndërsa luftojmë me njëri-tjetrin”, tha Von der Leyen.

Megjithatë, fjalimi vjetor në parlament i Von der Leyen, muajin e kaluar nuk arriti të nxiste unitet brenda koalicionit të saj.

Ligjet kryesore që BE shpreson të miratojë deri në fund të vitit përfshijnë propozime për të thjeshtuar ligjet mjedisore që po krijojnë mosmarrëveshje midis ligjvënësve.

Frika më e madhe e të majtës dhe e qendrës është se e djathta dhe e djathta ekstreme do të koordinohen për të zbutur më shumë rregullat e gjelbra.

Për momentin, ligjvënësit janë përqendruar te pasojat e votimeve të së enjtes.

“Rreziku nuk është që mocioni i mosbesimit të kalojë këtë herë, por që gjithçka të bashkohet rreth një teksti që çon në një bllokim dhe shpërbën shumicën e aleancës”, tha një zyrtar i lartë i BE-së.

Një votim i suksesshëm i mosbesimit do të ishte një rast historik.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Një hap më afër BE-së, Kosova pranohet si anëtare në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) është bërë institucioni...

Erdogan: Gaza ka nevojë për shërim dhe rindërtim

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan tha të premten se...

Përplasjet me Peleshin, PS kërkon përjashtimin e Bardhit me 30 ditë nga Kuvendi

14 deputetë socialistë i kanë drejtuar dje, 17 tetor,...

Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehur, mes tyre nipërit e Agron Kapllanajt

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...