Dita e parë e bisedimeve Izrael–Hamas përfundon “pozitivisht” në Egjipt

Më datë:

Dita e parë e bisedimeve jo të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Hamasit në Egjipt përfundoi me tone pozitive, mes shpresave për një marrëveshje të mundshme që do të zbatojë planin me 20 pika të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Gaza, sipas “Reuters”.

Negociatorët do të kthehen sot për raundin e dytë të bisedimeve.

Takimi i mbajtur në qytetin turistik të Sharm el-Sheikh u vlerësua si “pozitiv”, dhe u hartua një “rrugë” për mënyrën si do të vazhdojë raundi aktual i negociatave. Delegacioni i Hamasit theksoi se bombardimet e vazhdueshme izraelite në Gaza përbëjnë një pengesë për diskutimet mbi lirimin e pengjeve.

Delegacioni i Hamasit përfshinte zyrtarët Khalil al-Hayya dhe Zaher Jabarin , dy negociatorë që mbijetuan një atentat izraelit në Doha muajin e kaluar, ku mbetën të vrarë pesë persona.

Sipas mediave egjiptiane, dita e parë e bisedimeve trajtoi tre çështje kyçe; shkëmbimin e të burgosurve dhe pengjeve, vendosjen e një armëpushimi dhe hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se presidenti Trump po nxit një shkëmbim të pengjesh dhe të burgosurish si hap fillestar për të krijuar “momentin” drejt zbatimit të planit të tij për paqe.

“Ekipet teknike po punojnë aktualisht për të siguruar kushtet e duhura për lirimin e pengjeve”,

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...