Vodhi banesën në bashkëpunim me sanitaren dhe vëllain, arrestohet 36-vjeçari

Më datë:

Në kuadër të operacionit policor të koduar “The key” është kapur një 36-vjeçar i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor për vjedhjen e një shume parash dhe bizhuterish në një banesë duke përdorur kopje të çelësit të dorës.

Ai ishte shpallur në kërkim më datë 14 Shtator 2024 për vjedhjen e një shume parash dhe bizhuterish në një banesë në lagjen nr.18 në Durrës.

Për këtë rast në Shtator janë arrestuar 33-vjeçarja me iniciale E.K. dhe 42-vjeçari me iniciale F.H., të dy banues në Durrës.

33-vjeçarja, e punësuar sanitare në këtë banesë, dyshohet se ka siguruar kopje të çelësit të derës dhe ua ka dhënë 42-vjeçarit dhe 36-vjeçarit (vëllezër), të cilët dyshohet se më pas kanë kryer vjedhjen.

Gjithashtu në Shtator, shërbimet e Policisë kanë gjetur në banesën e 42-vjeçarit dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një varëse dhe një unazë floriri, një shumë parash dhe një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...