Vjedhje në shkollë, Lezhë: Identifikohen 6 persona të përfshirë në ngjarje

Më datë:

Policia e Lezhës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur në një shkollë 9-vjeçare të qytetit, ku u grabitën pajisje teknologjike dhe u dëmtuan ambientet e brendshme.

Pas denoncimit të drejtoreshës së shkollës, e cila njoftoi se ishin thyer pesë dyer dhe mungonin dokumente e pajisje, grupi hetimor ka identifikuar dy të mitur të moshës 17 dhe 14 vjeç si autorë të dyshuar.

Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë ka rezultuar se në këtë vjedhje kanë marrë pjesë gjithsej gjashtë persona, të cilët pasi thyen dyert, morën me vete 16 laptopë dhe pajisjen DVR ku regjistroheshin pamjet e kamerave.

Aktualisht dy të miturit po procedohen në gjendje të lirë, ndërsa policia po punon intensivisht për të identifikuar katër bashkëpunëtorët e tjerë dhe për të gjetur pajisjet e vjedhura që i përkasin shkollës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...