Vijon protesta e studentëve, kërkohet dorëheqja e Ramës në ditën e 19-të të qëndresës

Më datë:

Studentët kanë nisur grumbullimin para Ministrisë së Arsimit, ku do të mbajnë sot protestën kombëtare, pas tre javësh reagimesh dhe tubimesh kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me thirrjen “Pa dorëheqje nuk ndalemi”, të rinjtë u mobilizuan kundër kësaj klase politike.

Në mbështetje të studentëve pritet të jenë edhe pedagogët, të cilët prej disa ditësh kanë bojkotuar procesin mësimor, duke iu bashkuar kërkesave të të rinjve. Po ashtu, në shesh pritet të rikthehen edhe demokratët, në shenjë solidariteti me protestën studentore.

Në thirrjet e tyre, studentët kanë artikuluar si kërkesë kryesore largimin e kryeministrit Edi Rama, por edhe të klasës aktuale politike, duke kërkuar një frymë të re në Shqipëri.

Pas javësh protestash, të rinjtë vijojnë të këmbëngulin se nuk do të tërhiqen pa plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa tubimi i sotëm pritet të jetë një tjetër moment i rëndësishëm për lëvizjen studentore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha akuzon SPAK-un: Ka amnistuar krimin elektoral

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar pas...

Avokati Saimir Vishaj në gjendje të rëndë, intubohet në spitalin e Traumës

Avokati i njohur Saimir Vishaj është shtruar në spitalin...

Ish-drejtoresha e SHISH kërkon lirinë, sot përballet me Apelin e GJKKO-së

Mesditën e sotme, në orën 13:00, në Gjykatën e...

Ndërhyrjet e huaja dhe propaganda, studiuesi Colon: Shqipëria në vijën e parë

Dezinformimi dhe ndërhyrjet e huaja në hapësirën informative janë...