Sulm me armë në një bankë në Tiranë, policia në kërkim të autorit

Më datë:

Grabitje me armë në një bankë të nivelit të dytë te Komuna e Parisit.

Bëhet me dije se autori ka qenë i maskuar. Ai ka hyrë brenda, nën kërcënimin e armës, dhe më pas është larguar.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit. Policia ka mbërritur në zonë dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe lokalizimin e autorit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Avokati Saimir Vishaj në gjendje të rëndë, intubohet në spitalin e Traumës

Avokati i njohur Saimir Vishaj është shtruar në spitalin...

Ish-drejtoresha e SHISH kërkon lirinë, sot përballet me Apelin e GJKKO-së

Mesditën e sotme, në orën 13:00, në Gjykatën e...

Ndërhyrjet e huaja dhe propaganda, studiuesi Colon: Shqipëria në vijën e parë

Dezinformimi dhe ndërhyrjet e huaja në hapësirën informative janë...

Makina përplaset me objektet anësore dhe përmbyset në Lezhë, lëndohet drejtuesi

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë-Manati, pranë...