13.5 C
Tirana

Vijon operacioni “Bregdeti Ynë”/ Pritet shembja me tritol e një tjetër objekti 4 katësh në Dhërmi

Më datë:

Një objekt katër katësh do të shembet në Dhërmi nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Ky është një tjetër rast flagrant i tejkalimit të lejes së ndërtimit.

Ekspertët e IKMT, Policisë së Shtetit dhe Forcat e Xhenios po bëjnë aktualisht vendosjen e eksplozivit për të kryer më pas shpërthimin e kontrolluar.

Shembja e këtij objekti bëhet në kuadër të operacionit “Bregdeti Ynë”, i cili rifilloi dy javë më parë pas ndërprerjes për shkak të sezonit veror. Po në Dhërmi, IKMT shembi në fillim të këtij muaji një tjetër objekt pa leje.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka thënë shpesh se nuk kemi të bëjmë thjesht me një aksion, por me një operacion që do të vazhdojë në të gjithë bregdetin dhe në zona të tjera të vendit për të liruar çdo hapësirë të zaptuar nga ndërtimet pa leje.

Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti Ynë” që nisi në muajin qershor u shembën mbi 130 ndërtime pa leje, u vendosën rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte, si dhe u arrestuan e u ndoqën penalisht dhjetëra persona.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...