Vijon dëshmitë Nuredin Dumani, tregon arsyen pse nuk foli për Policinë e Elbasanit pas arrestimit

Më datë:

Vijojnë seancat gjyqësore të dosjes “Plumbi i Artë” që zbërtheu një sërë ngjarjesh kriminale pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Ai i është përgjigjur këtë të martë pyetjeve të avokates së Altin Ndocit.

Dumani ka treguar se pasi e kanë arrestuar nuk ka dhënë përgjigje para oficerëve të Policisë së Elbasanit pasi janë të korruptuar.

Ai shtoi se ditën e arrestimit ishte nisur për të vrarë Elton (Oti) Kilën me kërkesë të Suel Çelës. Por ky atentat nuk u realizua dot pasi atë ditë Nuredin Dumani u plagos. Për autorët thotë se nuk i ka njohur, por vetëm shoferi nga trupi i është dukur si Talo Çela.

Avokatja Elda Zotaj: A ke bërë deklarime para OPGJ-ve të Elbasanit, pas momentin e arrestimit?

Nuredin Dumani: Nuk ju kam kthyer përgjigje të korruptuarve. Ata janë të korruptuar. Kur jam arrestuar në Fier më çuan në spital. Pastaj më çuan tek “Ushtaraku”. Aty erdhën Kreshnik Ajazi, Tonin Vocaj dhe Ardian Çipa. Nuk kam firmosur gjë para tyre. Nuk më kanë marrë në pyetje.

Avokatja Elda Zotaj: Ku e ke dhënë deklarimin e parë pas arrestimit?

Nuredin Dumani: Mesa mbaj mend i kam dhënë tek Spitali i Burgut. Atje kam firmosur pas deklarimeve. Nuk mbaj mend nëse janë regjistruar në audio dhe video.

Avokatja Elda Zotaj: Ditën e arrestimit për cilën ngjarje u nise në Elbasan. Cili ishte i interesuar për vrasjen e Oti Kilës?

Nuredin Dumani: Suel Çela.

Avokatja Elda Zotaj: A të ka kontaktuar Alibej me telefonat e enkriptuar?

Nuredin Dumani: Më ka çuar letra dore.

Avokatja Elda Zotaj: A je në dijeni të ndonjë miqësie mes Oti Kilës dhe Hajdar Çopjes?

Nuredin Dumani: Nuk e di.

Avokatja Elda Zotaj: Ditën që u plagose, a i dallove personat që të qëlluan?

Nuredin Dumani: Jo nuk i kam njohur. Ishin të maskuar. Vetëm nga trupi shoferi më është dukur si Talo Çela.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merz mbështet integrimin gradual

Dy javë para samitit të liderëve të shteteve të...

Kos në Malin e Zi, kërkon bashkëpunim për reformat

Në ceremoninë festive të 20 vjetorit të pavarësisë së...

Martohet për herë të katërt vëllai i Princeshës Diana

Vëllai më i vogël i Princeshë Dianës, Charles Spencer,...

Raporti i IBAR kalon fazën teknike, pritet të miratohet nesër nga ambasadorët e BE-së

Më datë 26 maj pritet të mbahet Konferenca e...