12.5 C
Tirana

VIDEO/ Protestuesit tentojnë të qëllojnë presidentin Macron me të shoqen në teatër

Më datë:

Një grup prej mbi 30 protestuesish tentuan që të hynin me forcë brenda një teatri në Paris, ku ndodhej presidenti francez, Emmanuel Macron me të shoqen e tij, Brigitte, duke parë një shfaqje.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në teatrin historik Bouffes du Nord, i cili ndodhet pranë stacionit hekurudhor Eurostar.

Mediat e huaja raportojnë se forcat e policisë u detyruan të evakuojnë presidentin Macron.

Ka qenë një aktivist politik i cili ndodhej brenda teatrit dhe iu bëri thirrje protestuesve të hyjnë brenda.

22-vjeçari, Taha Bouhafa, i cili ishte ulur prapa presidentit, shpërndau një video në Twitter ku shihej presidenti Macron në teatër.

Ai shkroi:

“Ndodhem në teatrin Bouffes du Nord, tre rreshta pas presidentit të Republikës. Iu bëj thirrje të gjithë protestuesve që të hyjnë. Diçka po ngrihet… mbrëmja mund të jetë e egër.”

I riu besohet se është arrestuar nga autoritetet franceze, ndërsa forcat e sigurisë rrethuan çiftin presidencial francez dhe i zhvendosën në një vend të sigurtë.

Burime nga Presidenca bënë me dije se Macron u rikthye sërish në Teatër pasi gjendja u vu nën kontroll nga forcat e sigurisë.

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Goditi anëtarin e qendrës së votimit, arrestohet 63-vjeçari në Pogradec

Një 63-vjeçar në Pogradec është arrestuar pasi ka goditur...

Vlora mes zgjedhjeve dhe etapës së tretë të “Giro d’Italia”

Sapo ka nisur në Vlorë etapa e tretë e...

Voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ushtruar...

Celibashi mesazh përfaqësuesve politikë: Adresoni shqetësimet në KQZ, sa më larg qendrave të votimit

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka...