Vëllai iu arrestua për drogë, pezullohet nga detyra zyrtari i policisë në Dibër. Emri i tij doli në përgjimet e dosjes 184

Më datë:

Pezullohet nga detyra shefi i sektorit të Qarkullimit të Dibrës Robert Aga. Mësohet se vëllai i tij Pajta Aga, u arrestua gjatë një operacioni anti drogë nga policia bashkë me 7 të tjerë.

Emri i Robert Agës doli edhe në përgjimet e dosjes 184 për shitblerjen e votës në zgjedhjet e 2016 në Dibër. Në një prej përgjimeve, ai i thotë Saimir Tahirit: “Unë jam ushtari jot i bindur”.

Në përgjime Robert Aga, flet me Damian Gjiknurin, Xhemal Qefalinë, Ulsi Manjën e Saimir Tahirin për të marrë një pozicion më të mirë pune pas ndihmës që i ka dhënë PS-së në zgjedhjet vendore. Deri në momentin e zgjedhjeve ai ishte Drejtori i Policisë Dibër.

Partia Demokratike e ka akuzuar disa herë Agën për implikim në aktivitet kriminal, kultivim e trafik droge. Aga është personi të cilit Damian Gjiknuri i drejtohej në përgjime me fjalën ‘mjeshtër’ duke i thënë se kishin bërë ‘tërmet’.

Një prej përgjimeve

Shefi i Policisë Dibër Robert Aga në telefon me Bekim Krashin dhe më pas me Damian Gjiknurin

Shefi i Policisë Dibër: A djalosh

Bekim Krashi: Ça keni bo mo ca keni no, se e keni nez fare. Sjeni tu lon gjo pa bo.

Shefi i Policisë Dibër: Duhet të kemi 1 mijë plus. Poshtë 1 mijë nuk e pranoj

Bekim Krashi: Ca fol me ça fol, ke fillu pretendimet të mëdhoja. Ti jap unë (qesh)

Shefi i Policisë Dibër: Hej

Bekim Krashi: Po

Shefi i Policisë Dibër: O shpirt i vëllait. Po ti kujtojshe se ata ishin budalla (opozita) që bejshin ashtu…

Bekim Krashi: Po dinë me bë rrëmujë ata

Shefi i Policisë Dibër: Ej… ajo strategjia ime funksionon

Bekim Krashi: E di mo shpirt i vëllait e di. Ti e ke deklaruar komisar politik. Hahaha

Shefi i Policisë Dibër: Shife… A ke Damian Gjiknurin aty

Bekim Krashi: Do të ta jap në telefon

Shefi i Policisë Dibër: Jepja pak

Shefi i Policisë Dibër: O shef

Gjiknuri: Si të kam?

Shefi i Policisë Dibër: Shumë mirë

Gjiknuri: Ho me ça bone

Shefi i Policisë Dibër: He si jemi

Gjiknuri: Shumë mirë. Shumë fort. Më mirë nuk bëhet

Shefi i Policisë Dibër: Nuk pate besim te unë

Gjiknuri: Tërmet. Tërmet. Je mjeshtër. I madh je. Hajde flasim. Ciao.

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...