Video ekskluzive/ Dalin pamjet e grabitjes në Fier, autorët hyjnë bosh dhe dalin me çantat plot, momenti kur ngjisin shkallët e pallatit me çadrat hapur

Më datë:

Gazetari Ervis Kuçi ka siguruar për “BalkanWeb” video nga grabitja e ndodhur dy ditë më parë në qendër të Fierit, ku persona të maskuar kanë vjedhur banesën e një 40-vjeçareje.

Nga kamerat e sigurisë, që gazetari Kuçi sjell në “BalkanWeb” shihen të gjitha lëvizjet e autorëve, që nga momenti kur hyjnë në pallat vetëm me çadra në duar, e deri kur largohen me çanta shpine e dore të mbushura plot me sende të vjedhura.

Siç shihet nga pamjet, grabitësit hyjnë në pallat me çadra, të cilat i mbajnë hapur edhe teksa ngjiten shkallëve, deri te dera e banesës që grabisin, në katin e nëntë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës, kur në banesë nuk ka pasur njeri, dhe pasi grabitësit janë siguruar që e zonja e shtëpisë nuk ndodhej aty, kanë hyrë brenda, duke marrë bizhu dhe para.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dardhë e pjekur me mjaltë dhe arra

Nëse sot është një nga ato ditët ku nuk...

Qeveria: Objektiv, anëtarësimi deri në 2030-ën

Qeveria dorëzoi në Kuvend raportin mbi ecurinë e anëtarësimit...

Apeli e rrëzoi, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen për masën e sigurisë së Ilir Metës

Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë...

Hetime për shpërthimin në kasollën e bagëtive në Tepelenë

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e 21...