Ish-ministri izraelit thirrje vendeve të Gjirit: Të bashkohemi kundër Iranit

Më datë:

Ish-ministri izraelit i Komunikimit, Ayoob Kara, i ka bërë thirrje shteteve të Gjirit Persik të bashkohen me Tel Avivin kundër Iranit.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Kara i ka ftuar vendet e Gjirit të bashkohen me Tel Avivin në fushën e ekonomisë dhe sigurisë “për të krijuar një front të fuqishëm” kundër Iranit.

“Pas deklaratave se Teherani mund t’i drejtojë armët e sulmit drejt Dubait dhe Haifas, ka ardhur koha që shtetet e Gjirit dhe Izraeli të bashkohen për të krijuar një front kundër ligësisë së Iranit dhe për të qëndruar kundër terrorizmit në Lindjen e Mesme”, ka shkruar Kara, i cili njihet për afërsinë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Tensionet në rajon janë përshkallëzuar pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani në një sulm amerikan në Bagdad më 3 janar. Pas atentatit, Irani lançoi shumë raketa balistike në drejtim të bazave të SHBA-ve në Enbar dhe Erbil të Irakut.

Garda Revolucionare e Iranit në një deklaratë ishte kërcënuar se “Emiratet e Bashkuara Arabe do t’i thonë lamtumirë gjallërimit ekonomik dhe turistik në rast se avionët luftarakë amerikanë ngriten nga baza ushtarake në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe sulmojnë Iranin”.

Ndërkaq, ish-komandanti i Gardës Revolucionare, Mohsen Rezaee, ka thënë për një televizion lokal se “në kuadër të hakmarrjes së ashpër ndaj SHBA-ve do të goditet qyteti Haifa dhe qendrat ushtarake izraelite”.

Edhe pse Izraeli dhe vendet e Gjirit zyrtarisht nuk kanë marrëdhënie diplomatike, palët shpesh japin deklarata të ngjashme mbi problemet rajonale dhe kanë përshpejtuar hapat për afrim./AA

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rezoluta e PE: 453 vota pro Shqipërisë, theksohet progresi dhe problemet me korrupsionin

Parlamenti Europian ka miratuar në seancën e sotme rezolutën...

Berisha: Agjencitë e vendeve partnere po godasin grupet kriminale shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se...

G7 – Trump: Marrëveshja me Iranin ende nuk është përfundimtare

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot se marrëveshja e...

Dëshmia e Artan Tafanit: Si u planifikua vrasja e Rexhep Ginës dhe roli i personave të përfshirë

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka vijuar dëshminë...