Video e verifikuar nga “New York Times” tregon një raketë që godet avionin në Teheran

Më datë:

Pamjet e një videoje të shqyrtuar dhe verifikuar nga “New York Times” tregojnë një raketë duke goditur avionin ukrainas pak para se të rrëzohej në Teheran të Iranit.

Klipi 19 sekondash tregon një dritë të bardhë të ndritshme që pretendohet se është raketa që fluturon në drejtim të avionit të pasagjerëve para se të godasë atë. Megjithatë, avioni nuk shpërthen, por paraqitet duke ndryshuar kursin para se të dalë nga pamja e videos.

Më pas, në video dëgjohet një përplasje, por nuk është e qartë cili mund të jetë burimi i zhurmës së përplasjes.

“New York Times” tha se shqyrtoi dhe verifikoi video të tjera që tregojnë se avioni fluturoi përsëri drejt aeroportit ndërkombëtar të Teheranit përderisa ishte në zjarr para se të rrëzohej.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, më herët tha se përplasja, ku u vranë të gjithë 176 pasagjerët në bord, dukej se ishte shkaktuar nga një raketë iraniane.

Në një konferencë për media, Trudeau konfirmoi se në atë konkludim çoi inteligjenca nga burime të ndryshme, por se vetëm një “hetim i plotë dhe i besueshëm” mund ta konfirmojë përfundimisht atë.

Avioni “Boeing 737-800” i linjës ajrore ndërkombëtare të Ukrainës u rrëzua menjëherë pas ngritjes. Ai u ngrit disa orë pasi trupat e rojeve revolucionare të Iranit lëshuan dhjetëra raketa balistike që synonin trupat amerikane në Irak.

Në mesin e viktimave kishte shtetas iranianë, kanadezë, ukrainas, suedezë, afganë, gjermanë dhe britanikë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkimi Evropian arrin marrëveshje për paktin tregtar

Ligjvënësit e BE-së dhe shtetet anëtare arritën një marrëveshje...

“Policia në Graçanicë arreston 7 persona, dyshohen për presion ndaj votuesve”

Autoritetet kosovare i kanë arrestuar shtatë persona të nacionalitetit...

Shisnin drogë afër shkollave, 9 të arrestuar në Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Cleaning 4”, i zhvilluar...

“Interpelanca në Kuvend, Berisha: Mos u pranoni delegimet nga Rama te ministrat”

Një ditë para seancës plenare, kreu i Partisë Demokratike,...