Vetëm një muaj pasi i ishte dorëzuar pronarit, digjet në Mesdhe superjahti me vlerë 20 mln paund i manjatit italian

Më datë:

Një superjaht me vlerë 20 milionë paund, në pronësi të një manjati italian që gëzon pasuri me vlerë më shumë se 400 milionë paund,  është përfshirë nga flakët në brigjet e një ishulli spanjoll.

foto galeri

Anija 45 metër e gjatë u përfshi nga zjarri pasditen e së enjtes në Cala Saona, në perëndim të ishullit mesdhetar të “Formenteras”, vetëm një muaj pasi iu dorëzua pronarit të saj.

foto galeri

Rojet bregdetare spanjolle dërguan dy varka shpëtimi në zonë pasi nëntë pasagjerët dhe shtatë anëtarët e ekuipazhit në bordin e “Aria SF” braktisën anijen pas një telefonate në Mayday dhe një tentative të dështuar për të shuar zjarrin.

foto galeri

Tymi i zi që shkaktoi zjarri mund të shihej deri në ishullin fqinj të Ibizas por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Pronari i superjahtit, i cili u largua nga kantieri vetëm muajin e kaluar pasi u shit në vitin 2019, është Paolo Scudieri.

61-vjeçari është kryetari i prodhuesit të komponentëve të brendshëm të makinave Gruppo Addler, i cili u themelua nga babai i tij Achille në 1956, dhe vlera e tij neto thuhet të jetë rreth 410 milionë paund.

Babai i katër fëmijëve, Scudieri, i cili jeton në Napoli, është ambasadori i Monakos për Turizmin dhe njëherësh themeluesi i një grupi që zotëron 19 restorante në Itali.

Nuk dihet nëse në mëngjesin e së premtes ai personalisht ndodhej në bordin e jahtit luksoz. Superjahti që u përfshi nga flakët, i cili kishte një pishinë, pesë dhoma gjumi dhe një palestër, do të bënte debutimin e tij zyrtar në Festivalin e Jahteve në Kanë më vonë gjatë këtij viti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Deklaratat e Ahmetajt ngrenë dyshime për trafik dhe kontrabandë armësh

Kreu i demokratëve, Sali Berisha u shpreh i bindur...

Juventus, sonte prova europiane

Juventusi përgatitet për debutimin e parë të sezonit në...

OpenAI bën të ditura gjashtë incidente të reja të sjelljes “shqetësuese” të Inteligjencës Artificiale

Të mërkurën, OpenAI bëri të ditura gjashtë raste të...

Italia kërkon Shqipërinë në BE para vitit 2030-të

Shefi i diplomacisë evropiane, Antonio Tajani u kërkoi shteteve...