Vetëdorëzohet në polici kreu i grupit kriminal, Kreshnik Farruku Budlla

Më datë:

Kreu i grupit kriminal, Kreshnik Farruku Budlla është vetëdorëzuar në Polici.

Ai kërkohet nga autoritetet italiane pasi dyshohet për akuzën e “trafikut të drogës”.

Farruku u vetëdorëzua mbrëmjen e të hënës në Durrës, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Prokuroria e Breshias ka firmosur urdhërarrest për Farrukun duke ngritur dyshime se është kreu i një grupi kriminal që merrej me trafikim e lëndëve narkotike.

Operacioni u zhvillua në Shqipëri dhe në Itali. Në vendin tonë hetimet u drejtuan nga SPAK.

Në Dhjetor të 2024-ës, janë konfiskuar me vendim të Gjykatës së Posaçme 27 pasuri në pronësi të Kreshnik Farruku Budllës dhe Erneo Farrukut.

Vendimi për konfiskimin e tyre erdhi pas dyshimeve se këto pasuri janë përfituar nga aktivitete kriminale, duke përfshirë trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...